Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Milani në krizë totale, kritikat nuk kursehen më as për Allegrin, të gjithë fajtorë

Milani në krizë totale, kritikat nuk kursehen më as për Allegrin, të gjithë fajtorë

00:15, 25/05/2026

Humbja ndaj Cagliarit ka shkaktuar një tërmet të vërtetë te Milani, me mediet italiane që tashmë nuk po kursejnë më as trajnerin Massimiliano Allegri. Pas një sezoni zhgënjyes dhe dështimit për të siguruar një vend në Ligën e Kampioneve, atmosfera në “San Siro” është bërë tejet e rënduar.

Sipas analizave të fundit në Itali, deri më tani përgjegjësia për rezultatet negative u ishte faturuar kryesisht drejtuesve si Giorgio Furlani, Gerry Cardinale, Zlatan Ibrahimovic dhe Paolo Scaroni, ndërsa Allegri kishte mbetur pothuajse i paprekshëm nga kritikat. Por disfata ndaj një skuadre që nuk kishte më objektiva në kampionat ka ndryshuar gjithçka.

Mediat italiane theksojnë se Milani u dominua plotësisht në shtëpi, si në lojë, ashtu edhe në aspektin e dëshirës dhe angazhimit. Për këtë arsye, tashmë po vihet seriozisht në diskutim edhe puna e Allegrit, i cili akuzohet se vazhdon të aplikojë një filozofi shumë mbrojtëse dhe pa ide të qarta në fazën sulmuese.

Sipas kritikëve, futbolli modern nuk lejon më skuadra që thjesht kërkojnë të kontrollojnë ritmin pa krijuar lojë cilësore me topin. Kjo strategji mund të funksionojë vetëm kur ke një ekip dukshëm më të fortë se rivalët, diçka që Milani aktual nuk e ka.

Gjithsesi, në Itali shtrohet edhe pyetja e koherencës: nëse Allegri nuk është konsideruar fajtor gjatë gjithë sezonit, atëherë nuk mund të mbahet përgjegjës vetëm për humbjen ndaj Cagliarit. Për këtë arsye, shumë besojnë se drejtuesit kuqezinj do të vazhdojnë me të edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht dështimit total të muajve të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco