Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Antonelli triumfon sërish në Montreal, Hamilton rikthen Ferrarin në podium

Antonelli triumfon sërish në Montreal, Hamilton rikthen Ferrarin në podium

00:12, 25/05/2026

Piloti italian, Kimi Antonelli, vazhdon të mahnisë në sezonin e Formulës 1, teksa triumfoi edhe në Çmimin e Madh të Kanadasë në Montreal, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në kampionat. Një sukses i jashtëzakonshëm për talentin e Mercedesit, që po dominon sezonin dhe po forcon gjithnjë e më shumë pozitat në renditjen e përgjithshme.

Gara nisi me një duel spektakolar mes Antonellit dhe shokut të tij të skuadrës, George Russell. Dy pilotët e Mercedesit dhuruan parakalime dhe kundërparakalime për gati gjysmën e garës, deri në momentin dramatik të xhiros së 30-të. Russell u detyrua të tërhiqej për shkak të një problemi teknik në makinën e tij W17, duke dalë nga pista. Britaniku reagoi me zemërim të madh pas ndalimit të detyruar.

Pas tërheqjes së Russellit, Antonelli administroi qetësisht avantazhin dhe shkoi drejt flamurit me kuadrate pa asnjë rrezik. Pas triumfeve në Shanghai, Suzuka dhe Miami, italiani kompletoi “pokerin” e fitoreve edhe në Kanada, duke e çuar diferencën në kampionat nga 18 në 43 pikë ndaj Russellit.

Në podium së bashku me Antonellin u ngjitën edhe Lewis Hamilton me Ferrarin në vendin e dytë dhe Max Verstappen në të tretin. Hamilton arriti rezultatin e tij më të mirë me Ferrarin, pasi parakaloi Verstappenin shtatë xhiro nga fundi. Jashtë podiumit mbeti Charles Leclerc, që përfundoi i katërti.

Fundjava ishte katastrofike për McLaren. Strategjia e gabuar me gomat dëmtoi rëndë garën e Lando Norris dhe Oscar Piastrit. Norris u tërhoq për shkak të problemeve me kambion, ndërsa Piastri e mbylli garën vetëm në vendin e 13-të.

Në zonën e pikëve shkëlqeu edhe Alpine, me Franco Colapinto që përfundoi i gjashti dhe Pierre Gasly në vendin e tetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco