Manchester City i ka thënë lamtumirë Pep Guardiola në një atmosferë të veçantë emocionale, ku tifozët e klubit anglez i kanë bërë një tribut të madh trajnerit katalanas para ndeshjes ndaj Aston Villa.
Në stadiumin “Etihad”, tifozët kishin përgatitur një koreografi të posaçme dhe shalle të dedikuara për Guardiolën, duke e përshëndetur për periudhën e tij të suksesshme në krye të klubit. Ky moment u shoqërua me duartrokitje të gjata dhe një atmosferë të ngarkuar emocionalisht, në shenjë respekti për trajnerin që ndryshoi historinë e klubit.
Ndeshja e fundit në këtë ambient nuk ishte vetëm për Guardiolën, por edhe për disa lojtarë që mund të jenë duke kaluar ndeshjen e fundit me fanellën e Citizens. Një homazh i veçantë u bë edhe për Bernardo Silva-n dhe John Stones, të cilët u duartrokitën nga tifozët gjatë dhe pas ndeshjes.
Në mënyrë simbolike, për Bernardo Silva-n u zhvillua edhe një “kalim nderi” në momentin e daljes së tij nga fusha, duke e vlerësuar kontributin e tij të gjatë me klubin.
Atmosfera në “Etihad” ishte një përzierje emocionesh, mes nostalgjisë dhe mirënjohjes, ndërsa tifozët e Manchester City-t i dhanë lamtumirën një epoke që ka shënuar histori në futbollin anglez dhe evropian.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: