Gara për dy vendet e fundit në UEFA Champions League nuk vlen vetëm për prestigjin sportiv, por edhe për miliona euro që mund të ndryshojnë bilancet financiare të klubeve italiane. Milani, Roma, Como dhe Juventusi po luftojnë deri në javën e fundit për kualifikimin në sezonin 2026-27 të Championsit.
Diferenca financiare mes pjesëmarrjes në Champions League dhe UEFA Europa League është shumë e madhe. UEFA përcakton shpërblimet duke kombinuar bonusin e pjesëmarrjes, market pool-in televiziv dhe renditjen historike të klubeve në Evropë.
Sipas “Calcio & Finanza”, Roma do të përfitonte shumën më të madhe falë rezultateve të mira në kupat evropiane në vitet e fundit, ndërsa Como do të kishte fitimet më të ulëta, pasi nuk ka eksperiencë në kompeticionet evropiane.
Këto janë të ardhurat e mundshme nga UEFA:
Edhe renditja finale në Serie A sjell përfitime të rëndësishme ekonomike. Diferenca mes vendit të dytë dhe të gjashtë arrin rreth 6 milionë euro.
Shpërblimet e Serisë A janë këto:
Për këtë arsye, mbrëmja e fundit e kampionatit pritet të jetë vendimtare jo vetëm për objektivat sportive, por edhe për të ardhmen financiare të klubeve që synojnë një vend në elitën e futbollit evropian.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: