Egnatia e Nevil Dedes ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 2-1 në stadiumin “Air Albania”.
Kjo është fitore me aromë titulli për kampionët në fuqi, që tashmë kanë në dorë fatin e tyre.
Të gjithë golat në sfidën e javës së dytë të “Final Four” erdhën pas goditjeve me kokë.
Fillimisht ishte Sota që shënoi për Egnatian në pjesën e parë. Barazimi i Vllaznisë së Edi Martinit erdhi në minutën e 77-të. U duk se Qato do i jepte pikën e artë kuqebluve, por nuk rezultoi kështu.
Kampionët në fuqi e kishin ruajtur edhe një gol. Adjesa tronditi kuqeblutë në minutën e 88-të.
Kapiteni Aleksi ndërkohë u largua me karton të kuq nga Egnatia, por pa ndikuar te fati i takimit.
Vllaznia mund ta fitojë titullin kampion vetëm përmes një mrekullie.
Egnatia ka në dorë fatin e saj, pasi luan përballë Dinamos që matematikisht është jashtë garës për titullin kampion.
Për rrogozhinasit do të ishte titulli i tretë radhazi kampion.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: