Barcelona befason me objektivin e ri të merkatos, Harry Kane si pasardhës i Lewandowskit

Barcelona befason me objektivin e ri të merkatos, Harry Kane si pasardhës i Lewandowskit

19:29, 22/05/2026

Barcelona po vazhdon të punojë për gjetjen e pasardhësit ideal të Robert Lewandowski dhe tani në listën e dëshirave është shtuar edhe emri i Harry Kane.

Klubi katalanas synon të afrojë një sulmues të madh gjatë merkatos verore dhe aktualisht favoritë mbeten Julian Alvarez dhe Joao Pedro.

Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës janë të vetëdijshëm se negociatat me Atletico Madrid dhe Chelsean nuk do të jenë aspak të lehta.

Për këtë arsye, katalanasit po mendojnë të përsërisin strategjinë që përdorën vite më parë me Lewandowskin, duke synuar transferimin e një sulmuesi me përvojë dhe nivel të lartë si Kane.

Sipas raportimeve nga media spanjolle, sulmuesi anglez i Bayern Munich konsiderohet alternativa e tretë kryesore për repartin ofensiv.

Për më tepër, ai mund të rezultojë më i lirë financiarisht sesa Alvarez apo Pedro.

Harry Kane ka zhvilluar një sezon spektakolar në Gjermani, duke realizuar 58 gola në 50 ndeshje në të gjitha garat.

Edhe pse këtë verë do të mbushë 33 vjeç, drejtuesit e Barcelonës besojnë se ai mund të ketë ndikim të ngjashëm me atë që pati Lewandowski në vitet e para te klubi katalanas.

Raportohet se anglezi ka një klauzolë lirimi prej rreth 65 milionë eurosh në kontratën e tij me Bayern Munich, çka e bën dukshëm më të përballueshëm krahasuar me objektivat e tjerë që mund të kushtojnë mbi 100 milionë euro.

Megjithatë, problemi më i madh për Barcelonën mbetet dëshira e vetë lojtarit.

Kane duket shumë i lumtur në Bavari dhe aktualisht nuk po mendon largimin nga kampionët e Gjermanisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco