Diego Forlán është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares së Uruguait. Ish-ylli i “Celeste”-s merr drejtimin e skuadrës pas largimit të Marcelo Bielsa-s, i cili u shkarkua pas paraqitjes zhgënjyese në Botërorin 2026, ku Uruguai u eliminua që në fazën e grupeve.
Sipas raportimeve të Tuttomercatoweb, Forlán ka firmosur një kontratë nëntëmujore, e vlefshme deri në mars të vitit 2027. Pas përfundimit të kësaj periudhe, Federata Uruguaiane do të vlerësojë rezultatet e ekipit dhe më pas do të vendosë nëse do t’i ofrojë vazhdimin e bashkëpunimit.
Përveç detyrës si përzgjedhës i kombëtares A, 47-vjeçari do të vazhdojë të drejtojë njëkohësisht edhe përfaqësuesen uruguaiane U-20.
Forlán është një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Uruguait, ndërsa tani do të ketë misionin ta rikthejë “Celeste”-n në nivelet më të larta pas dështimit në Kupën e Botës 2026.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: