Ndërron jetë ish-emiri i Katarit, Infantino: Humbëm një vizionar dhe mentor

Ndërron jetë ish-emiri i Katarit, Infantino: Humbëm një vizionar dhe mentor

09:42, 13/07/2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ish-emirit të Katarit, duke e cilësuar atë si një figurë të rëndësishme për zhvillimin e vendit dhe për historinë e futbollit botëror.

Infantino e përshkroi ish-sundimtarin e Katarit si “një mentor, një vizionar dhe një person me të cilin kishte një lidhje të veçantë”, duke vlerësuar rolin e tij në transformimin e vendit gjatë 18 viteve të drejtimit të tij.

Në mesazhin e tij, kreu i FIFA-s theksoi se vizioni i Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani ishte një nga faktorët kryesorë që e bëri Katarin një vend të njohur në arenën ndërkombëtare dhe që i hapi rrugën organizimit të Kupës së Botës 2022.

“Sot na la një vizionar, por vizioni i tij do të vazhdojë të jetojë. Dje Katari mirëpriti miliona njerëz falë vendosmërisë së tij dhe një projekti më të madh se të gjithë ne. Sot vajtojmë një vizionar, por njëkohësisht festojmë një trashëgimi që do të mbetet në kujtesën dhe zemrat e botës”, shkroi Infantino.

Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani drejtoi Katarin nga viti 1995 deri në vitin 2013 dhe gjatë periudhës së tij vendi përjetoi një zhvillim të madh ekonomik dhe ndërkombëtar, duke u shndërruar në një nga qendrat më të rëndësishme të Lindjes së Mesme.

Në fund të mesazhit të tij, Infantino i shprehu ngushëllimet emirit aktual Tamim bin Hamad Al Thani, familjes Al Thani dhe gjithë popullit të Katarit, duke uruar që trashëgimia e lënë nga “Emiri Atë” të vazhdojë të frymëzojë brezat e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco