Lamine Yamal tregon bastin që ka me Gavi-n për Botërorin: Do të bëhem spanjolli i parë që...

Lamine Yamal tregon bastin që ka me Gavi-n për Botërorin: Do të bëhem spanjolli i parë që...

12:44, 20/05/2026

‘Ylli’ i ri i Spanjës, Lamine Yamal, ka folur me entuziazëm për Botërorin 2026, duke e konsideruar këtë turne si një nga më të veçantët e karrierës së tij të re. Futbollisti i Barcelonë pritet të debutojë në një Kupë Bote dhe tashmë ka ndarë edhe pritshmëritë e tij për turneun.

Në një intervistë për FIFA-n, Yamal theksoi se Botërori është kompeticioni që e ka ndjekur që fëmijë dhe se emocionet për pjesëmarrjen janë të jashtëzakonshme. “Që i vogël është turneu që të gjithë e shikojnë. Të bën të ndiesh emocione të forta,” u shpreh ai.

18-vjeçari vlerësoi shumë stilin e lojës së Spanjës, por në të njëjtën kohë përmendi disa nga favoritët kryesorë të turneut. Ai përmendi Portugalinë, Argjentinën, Francën dhe Anglinë si skuadra shumë të forta, duke shtuar se në një Botëror “të gjithë janë në nivelin më të lartë”.

“Nuk ka rëndësi të jesh favorit. Në fushë nuk të jep asnjë avantazh. Duhet të mendosh ndeshje pas ndeshjeje,” deklaroi Yamal, duke shtuar se Spanja beson në stilin e saj dhe sipas tij luan futbollin më të mirë.

Sulmuesi i ri foli edhe për gjendjen e tij emocionale në fushë, duke theksuar se performanca e tij lidhet shumë me kënaqësinë që ndien gjatë lojës. “Kur jam i lumtur, gjithçka funksionon më mirë. Ndihem më i shpejtë, më i fortë,” tha ai.

Yamal pranoi se nuk ndien presion të madh, duke shtuar se futbolli është natyral për të dhe se mbështetja e familjes e ndihmon shumë në qetësinë e tij.

Në mënyrë më të lehtë, ai zbuloi edhe një “bast” me shokun e skuadrës Gavi, lidhur me rekordet e moshës në Botëror. “Gavi më thotë gjithmonë që nuk mund t’ia marr rekordin. Unë i thashë se mund të bëhem spanjolli më i ri që shënon një ‘hat-trick’ në Botëror,” u shpreh ai me humor.

Pavarësisht moshës së re, Yamal nuk e fsheh ambicien e tij më të madhe: të fitojë Kupën e Botës me Spanjën. “Ëndrra ime është që të mbarojë ndeshja finale dhe ne të jemi kampionë. Pastaj të kthehemi në Spanjë dhe të festojmë me tifozët,” përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco