VIDEO/ Vjen barazimi i parë në Botëror, Bosnja dhe Kanadaja ndajnë pikët në Toronto

VIDEO/ Vjen barazimi i parë në Botëror, Bosnja dhe Kanadaja ndajnë pikët në Toronto

22:44, 12/06/2026
 

Bosnjë Hercegovina dhe Kanadaja, një nga vendet organizatore të turneut, ndanë pikët në ndeshjen hapëse të Grupit B të Botërorit, të zhvilluar në Toronto, duke barazuar 1-1. Në një përballje me ritëm të lartë dhe shumë duele fizike, ballkanasit kaluan të parët në avantazh falë golit të Lukic në minutën e 21-të, ndërsa vendasit reaguan në pjesën e dytë dhe barazuan rezultatin me anë të Cyle Larin.

Golat

Bosnjë dhe Hercegovina ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Kanadasë në minutën e 21-të të takimit falë një goli të bukur të shënuar nga Jovo Lukic.

Sulmuesi boshnjak finalizoi në mënyrë të shkëlqyer me kokë një goditje këndi,  duke mposhtur portierin kanadez dhe duke i dhënë epërsinë ekipit të drejtuar nga Sergej Barbarez.

Bosnjë – Kanada 1-0

Pak minuta më herët, në minutën e 17-të, Kanadaja ishte shumë pranë golit të avantazhit. Jonathan David shpërdoroi një rast të artë, pasi u gjend me shumë hapësirë brenda zonës dhe goditi menjëherë drejt portës.

Megjithatë, portieri i Bosnjës, Nikola Vasilj, reagoi në mënyrë fantastike, duke pritur goditjen nga distancë e afërt dhe duke mbajtur rezultatin të pandryshuar.

Kanadaja ka rikthyer baraspeshën në rezultat në minutën e 78-të të takimit, duke shënuar golin e 1-1 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës.

Goli erdhi pas një aksioni të ndërtuar bukur nga kanadezët, të cilët arritën të depërtonin në mbrojtjen kundërshtare me kombinime të shpejta dhe lëvizje të sakta.

Në fund të aksionit, topi përfundoi te Cyle Larin, i cili nuk gaboi para portës dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën e tifozëve kanadezë.

Bosnjë – Kanada 1-1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco