Kush ka shënuar më shumë gola në një Botëror? Një statistikë befasuese: 5 të parët nuk e kanë fituar trofeun

Kush ka shënuar më shumë gola në një Botëror? Një statistikë befasuese: 5 të parët nuk e kanë fituar trofeun

11:46, 20/05/2026

Mungojnë edhe 23 ditë nga fillimi i Botërorit 2026, dhe në prag të startit të 23-të të Kupës së Botës, vjen një statistikë kurioze dhe befasuese nga historia e turneut.

Botërori 2026 do të nisë me ndeshjen Meksikë–Afrikë e Jugut, në stadiumin ‘Azteca’, dhe do të jetë edicioni i parë me 48 skuadra dhe me fazën e 1/16-ave, si dhe i treti radhazi pa pjesëmarrjen e Italisë. Ky turne ka qenë gjithmonë skena e ‘bomberëve’ më të mëdhenj, por një fakt interesant mbetet: pesë lojtarët që kanë shënuar më shumë gola në një edicion të vetëm të Kupës së Botës nuk e kanë fituar kurrë trofeun.

Rekordi absolut i përket francezit Just Fontaine, i cili në Botërorin e vitit 1958, në Suedi, realizoi 13 gola në vetëm 6 ndeshje, një mesatare fenomenale prej 2.17 golash për ndeshje. Megjithatë, Franca përfundoi në vendin e tretë, pasi u eliminua në gjysmëfinale nga Brazili.

Në vendin e dytë renditet hungarezi Sándor Kocsis, me 11 gola në Botërorin e vitit 1954, ku Hungaria humbi finalen ndaj Gjermanisë Perëndimore, ndërsa Kocsis mbeti pa gol në aktin vendimtar.

Në vendin e tretë është gjermani Gerd Müller, me 10 gola në Botërorin e vitit 1970 në Meksikë, ku Gjermania Perëndimore u rendit e treta pas një turneu spektakolar.

Në vendin e katërt renditet legjenda portugeze Eusébio, i cili shënoi 9 gola në Botërorin e vitit 1966 në Angli, duke e udhëhequr Portugalinë deri në gjysmëfinale.

Po me 9 gola është edhe braziliani Ademir de Menezes, i cili shkëlqeu në Botërorin e vitit 1950, por u ndal në finalen famëkeqe të “Maracanazos” ndaj Uruguait.

Kjo është renditja e pesë golashënuesve më të mëdhenj në një edicion të vetëm të Kupës së Botës, të cilët në mënyrë të pabesueshme nuk kanë arritur ta ngrenë trofeun.

Në të njëjtën kohë, lojtari që ka fituar Botërorin duke shënuar më shumë gola është braziliani Ronaldo Nazário, i cili në vitin 2002 realizoi 8 gola dhe ngriti Kupën e Botës në fund të turneut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco