Max Dowman hyn në histori: lojtari më i ri që fiton Premier League-n, thyen rekordin e Foden

Max Dowman hyn në histori: lojtari më i ri që fiton Premier League-n, thyen rekordin e Foden

11:37, 20/05/2026

Një faqe e re historike është shkruar në futbollin anglez, pasi talenti i Arsenalit, Max Dowman, është bërë lojtari më i ri në histori që fiton titullin e Premier League-s.

Suksesi i “topçinjve” u konfirmua pas barazimit 1-1 të Manchester Cyti-t ndaj Bournemouth-it, rezultat që i dha matematikisht titullin skuadrës londineze pas një sezoni të jashtëzakonshëm.

Dowman, vetëm 16 vjeç e 139 ditë, ka hyrë në histori si kampioni më i ri i kampionatit anglez, duke thyer rekordin e mëparshëm të Phil Foden, i cili kishte fituar Premier League në moshën 17 vjeç e 350 ditë me Manchester City-t në sezonin 2017/18.

Talenti i ri i Arsenalit ka qenë pjesë aktive e skuadrës gjatë këtij sezoni, duke u aktivizuar në pesë ndeshje dhe madje duke shënuar edhe golin e tij të parë në Premier League në fitoren ndaj Evertonit në javën e 30-të.

Ky rekord i ri konsiderohet një moment historik për futbollin anglez dhe një tjetër dëshmi e potencialit të madh të akademisë së Arsenalit, e cila vazhdon të prodhojë talente të jashtëzakonshme.

Sezoni 2025/26 do të mbahet mend jo vetëm për rikthimin e Arsenalit në majë të Anglisë, por edhe për lindjen e një prej emrave më premtues të futbollit botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco