New Yorku e nis me fitore finalen ndaj Clevelandit, Brunson protagonist në triumfin pas kohës shtesë

New Yorku e nis me fitore finalen ndaj Clevelandit, Brunson protagonist në triumfin pas kohës shtesë

08:55, 20/05/2026

New York Knicks hodhën hapin e parë drejt finales së madhe të NBA-së, pasi fituan sfidën e parë të finales së Konferencës së Lindjes ndaj Cleveland Cavaliers me rezultatin 115-104, duke kaluar në avantazh 1-0 në seri.

Takimi i zhvilluar në “Madison Square Garden” rezultoi tepër i luftuar dhe i ekuilibruar për pjesën më të madhe të kohës, me Cavaliers që rezistuan deri në fund të kohës së rregullt. Megjithatë, në shtesë skuadra njujorkeze tregoi më shumë freski dhe eksperiencë, duke dominuar minutat vendimtare.

Njeriu i mbrëmjes ishte padyshim Jalen Brunson, i cili zhvilloi një tjetër paraqitje spektakolare. ‘Ylli’ i Knicks realizoi 38 pikë dhe udhëhoqi ekipin në momentet më të vështira, duke qenë vendimtar në suksesin e skuadrës së tij. Gjithashtu, të gjithë titullarët e New Yorkut realizuan mbi 10 pikë, çka tregoi forcën kolektive të ekipit.

Në anën tjetër, Clevelandi provoi të befasonte edhe në këtë përballje, pasi kishte eliminuar Detroitin në raundin paraardhës. Donovan Mitchell ishte më i dalluari për Cavaliers me 29 pikë, ndërsa gjashtë lojtarë të skuadrës realizuan nga dyshifror pikësh, por kjo nuk mjaftoi për të marrë fitoren në transfertë.

Finalja e Konferencës së Lindjes tashmë premton spektakël, me Knicks që kanë marrë avantazhin psikologjik pas këtij triumfi të rëndësishëm. Ndërkohë, në Konferencën e Perëndimit, Oklahoma City Thunder është në disavantazh 0-1 ndaj San Antonio Spurs në serinë finale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco