Chelsea mposht Tottenhamin, skuadra e De Zerbit ende nuk e ka siguruar mbijetesën

Chelsea mposht Tottenhamin, skuadra e De Zerbit ende nuk e ka siguruar mbijetesën

08:39, 20/05/2026

Chelsea fitoi derbin londinez ndaj Tottenhamit me rezultatin 2-1 në javën e 37-të të Premier League-s, duke komplikuar situatën e skuadrës së drejtuar nga Roberto De Zerbi në luftën për mbijetesë.

“Blutë” siguruan tri pikë shumë të rëndësishme falë golave të Enzo Fernandezit dhe Andrey Santosit, ndërsa për Tottenhamin realizoi Richarlison, por goli i brazilianit rezultoi i pamjaftueshëm për të shmangur humbjen.

Pas këtij rezultati, Tottenhami mbetet vetëm dy pikë larg zonës së rrezikut, me West Hamin që vazhdon ta ndjekë nga afër përpara javës së fundit të kampionatit. Skuadra e De Zerbit ende nuk e ka siguruar matematikisht qëndrimin në elitën angleze dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit të sezonit.

Në javën përmbyllëse, Tottenhami do të presë Evertonin në shtëpi, ndërsa West Hami do të përballet me Leedsin. Diferenca minimale mes skuadrave mban plotësisht të hapur garën për mbijetesë.

Nga ana tjetër, Chelsea vazhdon të ëndërrojë një vend në kupat europiane. Aktualisht në vendin e tetë, londinezët do të luftojnë deri në fund për një biletë në Europa League ose Conference League. Në garë për zonën europiane mbeten edhe Sunderlandi, Brentfordi dhe Brightoni, duke premtuar një fund sezoni shumë emocionues në Premier League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco