Skandali/ Filmoi vajzat futbolliste duke u zhveshur, UEFA përjashton trajnerin

Skandali/ Filmoi vajzat futbolliste duke u zhveshur, UEFA përjashton trajnerin

22:02, 19/05/2026

UEFA ka vendosur përjashtim të përjetshëm ndaj ish-trajnerit të ekipit të femrave të FC Slovacko, Petr Vlaçovski, pasi ai u shpall fajtor për filmimin e lojtareve duke u zhveshur pa dijeninë e tyre.

Sipas vendimit të UEFA-s, Vlaçovski nuk do të lejohet më të ushtrojë asnjë aktivitet të lidhur me futbollin.

Po ashtu, institucioni më i lartë evropian i futbollit i ka kërkuar FIFA-s që ndalimi të zgjerohet në nivel ndërkombëtar, ndërsa Federatës Çeke të Futbollit (FACR) t’i revokohet licenca e trajnerit.

Skandali u bë publik pas raportimit të “The Athletic” në muajin prill, ku thuhej se trajneri 42-vjeçar kishte përdorur një kamerë të vogël të fshehur në çantën e shpinës për të regjistruar fshehurazi lojtaret në dhomat e zhveshjes.

Sipas raportit, të paktën 15 lojtare janë filmuar gjatë periudhës 2019–2023, para dhe pas stërvitjeve apo ndeshjeve, teksa bënin dush ose ndërroheshin. Viktima më e re ishte vetëm 17 vjeçe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco