Sommer flet për kritikat: Më quanin portier xhuxh, por nuk kam pësuar kurrë gol prej gjatësisë

Sommer flet për kritikat: Më quanin portier xhuxh, por nuk kam pësuar kurrë gol prej gjatësisë

14:29, 19/05/2026

Portieri i Interit, Yann Sommer, ka treguar se ende nuk e mendon tërheqjen nga futbolli, pavarësisht se në dhjetor do të mbushë 38 vjeç. Në një intervistë të gjatë për RSI Sport, ‘gardiani’ zviceran u shpreh se ndihet ende në formë të mirë fizike dhe synon të vazhdojë karrierën edhe për disa vite.

“Trupi po reagon ende shumë mirë. E shoh veten edhe për dy ose tre vjet të tjerë në futboll. Më pas kam disa ide për të ardhmen, por nuk besoj se do të bëhem trajner. Me siguri do të jem baba”, deklaroi Sommer.

Gjatë këtij sezoni, portieri zikaltër është kritikuar shpesh nga tifozët dhe specialistët, ndërsa tema e gjatësisë së tij ka qenë një diskutim që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës. Sommer, i cili është 183 centimetra i gjatë, kujtoi një episod nga koha kur luante në Gjermani.

“Gjithçka nisi në një ndeshje miqësore mes Gladbachu-t dhe Bilbaos. Pësova tre gola nga goditjet nga këndi dhe një gazetë më quajti ‘portier bonsai’ (të shkurtër). Më lëndoi shumë dhe nuk më pëlqeu aspak. Tema e gjatësisë më ka shoqëruar gjithmonë, por nuk kam pësuar asnjë gol për faktin se nuk jam mjaftueshëm i gjatë”, tha ai.

Sommer foli edhe për pritjen më të vështirë të karrierës së tij, duke përmendur ndërhyrjen ndaj Lamine Yamal-it në sfidën mes Interit dhe Barcelonës.

“Ishte pritja e dytë ndaj Yamalit, sepse ai ishte më afër portës dhe në një kënd më të vështirë. Ishte një ndeshje e bukur për t’u parë, me shumë gola. Goli i Francesco Acerbit ishte i jashtëzakonshëm”, shtoi portieri zviceran.

Në fund, Sommer përmendi edhe idhujt e tij mes shtyllave, duke veçuar emra legjendarë si Iker Casillas, Gianluigi Buffon, Júlio César, Edwin van der Sar dhe Fabien Barthez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco