Në radhët e Juventusit ka pasur pasoja të menjëhershme pas një momenti tensioni në ndeshjen ndaj Fiorentinës, ku protagonistë u bënë Manuel Locatelli dhe Dušan Vlahović.
Të dy lojtarët u përfshinë në një debat të ashpër gjatë takimit, një situatë që nuk u shpëtoi as tifozëve në “Allianz Stadium” dhe që shumë shpejt u përhap edhe në rrjetet sociale. Nervozizmi i krijuar pas humbjes ka detyruar klubin bardhezi të reagojë me masa disiplinore.
Sipas vendimit të drejtuesve të Juventusit, Locatelli dhe Vlahovic janë gjobitur me nga 41 mijë euro secili, si një sinjal i qartë për disiplinën brenda skuadrës në këtë fazë vendimtare të sezonit.
Klubi ka synuar me këtë masë të dërgojë një mesazh për të gjithë ekipin, në prag të derbit të ardhshëm, që mund të rezultojë vendimtar për garën drejt kualifikimit në UEFA Champions League.
Juventusi tashmë nuk e ka më fatin në duart e veta dhe varet edhe nga rezultatet e rivalëve direktë si Milan, Roma dhe Como në garën për zonën europiane.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: