Maran: Ëndrra jonë është Botërori, do të jetoj në Shqipëri për ta ndërtuar këtë ekip

Maran: Ëndrra jonë është Botërori, do të jetoj në Shqipëri për ta ndërtuar këtë ekip

11:03, 19/05/2026

Trajneri i ri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka dhënë deklaratat e para pas emërimit në krye të Kombëtares kuqezi deri në vitin 2028. Tekniku italian ka folur për objektivat, lidhjen me lojtarët dhe vendimin për të jetuar në Shqipëri, duke theksuar se synimi kryesor mbetet kualifikimi në Botëror dhe ndërtimi i një ekipi konkurrues.

Ëndrra për Botërorin

“Ëndrra juaj dhe e imja është të shkojmë në Botëror, të arrijmë të sjellim rezultatet që të gjithë i dëshirojmë. Me bindje dhe profesionalizëm, me një grup të bashkuar dhe me pak fat, kjo mund të arrihet.

Image

Njohuritë pë kuqezinjtë

“Ata që luajnë në Itali i njoh të gjithë; me një pjesë të tyre jam përballur si kundërshtar. E përsëris, është një Kombëtare që e njoh mirë, e kam studiuar. Është ndryshe kur i stërvit dhe kur bashkëbisedon me ta. Nuk mund të bëj një vlerësim të plotë pa i stërvitur më parë lojtarët. Është një skuadër me karakteristika të mira. Duhet të jemi bashkë: një ekip ndërtohet nga lojtarë cilësorë, por edhe nga ata që sakrifikojnë. Ka veçanti në këtë skuadër dhe mund të punojmë shumë mbi to. Kam dëshirë t’i stërvis.”

Do të jetojë në Shqipëri

“Është gjëja e parë që kam folur me Presidentin: nëse dua të jem pjesë integrale e këtij projekti, dua të jetoj këtu, të bëj më mirë punën time. Kam dëshirë të jetoj në Shqipëri, të jem afër realitetit tim, që është realiteti juaj.”

Synimi në Nations League

“Mendoj se të fitosh të ndihmon të fitosh. Kjo është rruga për të bërë mirë fillimisht dhe për të vazhduar të bësh mirë më pas.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco