Fjalët e para të Maran: Krenarinë tuaj për Kombëtaren dua ta transferoj në fushë

Fjalët e para të Maran: Krenarinë tuaj për Kombëtaren dua ta transferoj në fushë

10:19, 19/05/2026

Në prezantimin e tij zyrtar si trajner i ri i Shqipërisë, Rolando Maran ka mbajtur fjalët e para para mediave, duke shprehur emocionin dhe përgjegjësinë që ndjen për detyrën e re. Tekniku italian ka theksuar respektin për Kombëtaren Kuqezi dhe ka premtuar se do të punojë për të përcjellë në fushë krenarinë dhe pasionin e tifozëve shqiptarë për fanellën përfaqësuese.

‘E kam ndjekur nga afër Kombëtaren Shqiptare për të cilën kam vetëm kompilemnte. Duhet të falënderoj presidentin që po më jep mundësinë për të drejtuar kombëtare të një populli shumë krenar.

Është krenari për mua dhe premtimi është transferimi i karakterit tuaj, të dashurisë suaj për këtë fanellë, në fushë, duke kërkuar të japim gjithçka me stafin tim. Për mua është një impenjim moral, sepse është... jam pak i emocionuar... është diçka që e ndiej shumë.’

Çfarë skuadre kërkon të ndërtojë Maran?  

'Mua më pëlqen të kem një skuadër agresive. Duhet të tregojmë se jemi të fortë në fushë dhe ADN-ja ime është kjo; dua ta transmetoj këtë ide te ekipi. E kam pyetur veten shumë herë dhe nuk e fsheh, duke marrë parasysh që do të drejtoj këtë Kombëtare. Nuk është njësoj si të drejtosh një klub, sepse këtu ekziston një ndjenjë shumë më e fortë përkatësie'.

Njohuritë për Kombëtaren Shqiptare dhe këshillat nga De Biasi

“E njoh mirë kombëtaren. Shumë lojtarë i njoh, pasi kam parë shumë ndeshje të Shqipërisë, madje disa prej tyre i kam rishikuar disa herë. Kam folur edhe me De Biazin, i cili është një mik i mirë dhe një trajner që e vlerësoj shumë për atë që ka dhënë. Më ka dhënë disa sugjerime që i vlerësoj shumë.

Nëse nuk do ta mendoja seriozisht, nuk do të isha këtu. Ka mundësi reale për të arritur objektivat; nuk do të jetë e lehtë, por mund t’ia dalim. Me lojtarët që kemi, kemi mundësi të bëjmë më shumë edhe ndaj skuadrave që në letër mund të jenë më të forta, me synimin për të qenë në krye.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco