Mikel Arteta: Do të jem tifozi më i madh i Bournemouth-it

Mikel Arteta: Do të jem tifozi më i madh i Bournemouth-it

09:42, 19/05/2026

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka deklaruar se do të jetë “tifozi më i madh i Bournemouthit” në ndeshjen e tyre ndaj Manchester City-t, një sfidë që mund të vendosë fatin e garës për titullin në Premier League.

Pas fitores së ngushtë 1-0 ndaj Burnley-t, Arsenal është shumë pranë titullit të parë kampion pas më shumë se dy dekadash. Për të mbajtur gjallë garën, City duhet të fitojë në transfertë ndaj Bournemouth-it në stadiumin “Vitality”.

“Nëse do të jem tifoz i Bournemouth për 24 orë? Tifozi më i madh ndonjëherë”, u shpreh Arteta me humor. “Të gjithë jemi pak tifozë të Bournemouth-it, sepse e dimë çfarë do të thotë kjo ndeshje”.

Arsenali e siguroi fitoren ndaj Burnley-t falë golit të Kai Havertz, ndërsa ekipi londinez ka arritur dy fitore minimale radhazi, duke e mbajtur presionin maksimal në krye të tabelës.

Arteta pranoi se emocionet dhe tensioni i kësaj gare po e testojnë maksimalisht:

“Mendova se flokët e mi nuk do të binin kurrë, por ky profesion po i çon deri në kufi. Nuk e di sa gjatë do ta shikoj ndeshjen e City-t, por do të jem para televizorit. Kisha plan ta ndiqja me familjen, por nuk e di sa do të zgjasë”, tha ai.

Sido që të përfundojë sfida e Manchester City-t, Arsenal ka gjithçka në duart e veta: nëse fiton ndeshjen e fundit ndaj Crystal Palace, do të shpallet kampion i Anglisë për herë të parë pas 22 vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco