Rrëfimi i ish-'yllit' belg: E doja fanellën me numrin 10 te Reali, por Modric nuk ma dha!

Rrëfimi i ish-'yllit' belg: E doja fanellën me numrin 10 te Reali, por Modric nuk ma dha!

09:28, 19/05/2026

Ish-futbollisti i Real Madridit, Eden Hazard, ka zbuluar një prapaskenë interesante nga momenti i transferimit të tij në klubin madrilen. Belgu pranoi se fanella që dëshironte më shumë nuk ishte ajo me numrin 7, që më parë mbahej nga Cristiano Ronaldo, por numri 10 i Luka Modrić-it.

“Nuk e doja numrin 7. Doja numrin 10 të Modric-it. Mendova se ai do të më thoshte ‘në rregull, merre’, por nuk ma dha”, deklaroi Hazard në një intervistë për Canal Plus.

Në fund, sulmuesi belg mori fanellën me numrin 7, pasi ajo iu lirua nga Mariano Diaz pas mbërritjes së tij në Madrid. Megjithatë, aventura e Hazardit te Reali nuk shkoi sipas pritshmërive të mëdha që shoqëruan transferimin e tij për më shumë se 100 milionë euro, të kërkuar personalisht nga trajneri Zinedine Zidane.

Hazard theksoi se nuk e ka ndier kurrë presionin për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

“Nuk ishte barrë të vija pas Cristiano Ronaldos, sepse sipas mendimit tim nuk isha aty për ta zëvendësuar. Mediet thoshin ‘ai do të zëvendësojë Ronaldon’, por unë kam një stil krejtësisht ndryshe loje”, u shpreh belgu.

Ai shtoi se nuk ka qenë kurrë një golashënues i madh si portugezi. “Nuk mund të shënoja 60 apo 70 gola në sezon. Në fakt, nuk kam realizuar kurrë aq shumë në karrierë”, deklaroi Hazard.

Gjatë katër sezoneve te Reali, belgu shënoi vetëm shtatë gola, ndërsa dëmtimet e shumta, sidomos një mikrofrakturë në kyçin e këmbës në sezonin e parë, ndikuan negativisht në aventurën e tij në “Santiago Bernabéu”.

“Shkova atje për të luajtur si Eden Hazard, jo për të zëvendësuar Ronaldon. Por gjërat nuk shkuan mirë”, përfundoi ish-‘ylli’ belg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco