San Antonio triumfon në Oklahoma pas dy kohëve shtesë, Wembanyama spektakolar

San Antonio triumfon në Oklahoma pas dy kohëve shtesë, Wembanyama spektakolar

08:52, 19/05/2026

San Antonio Spurs kanë fituar ndeshjen e parë të finales së Konferencës së Perëndimit në NBA, duke mposhtur në transfertë Oklahoma City Thunder me rezultatin 122-115 pas dy kohëve shtesë.

Heroi absolut i takimit ishte Victor Wembanyama, i cili zhvilloi një performancë të jashtëzakonshme. Francezi e mbylli sfidën me 41 pikë dhe 24 kërcime, duke qenë vendimtar në momentet finale të kohës së dytë shtesë, aty ku Spurs siguruan fitoren.

Një paraqitje shumë të mirë bëri edhe talenti i ri Dylan Harper. Rookie mori vendin e të dëmtuarit De'Aaron Fox në formacionin titullar dhe kontribuoi me 24 pikë, 11 kërcime, 6 asistime dhe 7 topa të vjedhur.

Nga ana tjetër, Oklahoma nuk arriti të shmangte humbjen pavarësisht paraqitjeve të mira të Alex Caruso, që realizoi 31 pikë nga stoli, si dhe Jalen Williams, i cili u rikthye në parket dhe shtoi 26 pikë.

Me këtë sukses të rëndësishëm në transfertë, Spurs marrin avantazhin 1-0 në serinë finale të Perëndimit dhe japin një sinjal të fortë në garën për finalet e mëdha të NBA-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco