Ancelotti publikon listën me 26 lojtarë për Kupën e Botës 2026, merret vendimi përfundimtar për Neymar-in

Ancelotti publikon listën me 26 lojtarë për Kupën e Botës 2026, merret vendimi përfundimtar për Neymar-in

08:33, 19/05/2026

Kombëtarja e Brazilit ka publikuar zyrtarisht listën me 26 futbollistët e grumbulluar për Kupën e Botës 2026. Lista u prezantua nga trajneri Carlo Ancelotti gjatë një konference për shtypin të zhvilluar në Rio de Janeiro.

Tekniku italian u shfaq optimist para gazetarëve, duke theksuar se Brazili synon rikthimin te trofeu më i rëndësishëm i futbollit botëror. Ancelotti reagoi me entuziazëm gjatë prezantimit të lojtarëve të përzgjedhur, ndërsa atmosfera jashtë sallës ishte festive, me tifozë brazilianë që brohorisnin për ekipin kombëtar.

Bie në sy prania në listë e Neymar Junior-it, i cili i shtyrë edhe nga presioni i publikut apo i shumë figurave të futbollit brazilian e ka bindur Ancelotti-n ta ketë mes 26 futbollistëve për turneun madhoir të verës. Në listë është edhe emri i Casemiros, një tjetër futbollist me përvojë të madhe, por mungojnë Militao apo Estevao për arsye dëmtimi.

Kjo është një nga listat më të shumëpritura të turneut, pasi Brazili konsiderohet sërish një prej favoritëve kryesorë për triumfin në Kupën e Botës. Kombëtarja pesë herë kampione e botës do të mbështetet te një përzierje futbollistësh me eksperiencë dhe talentësh të rinj, të cilët pritet të jenë protagonistë në turneun që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut.

Përzgjedhja e Ancelotti-t ka ngjallur reagime të shumta në mediet sportive dhe mes tifozëve, sidomos për disa emra të rinj që kanë marrë besimin e trajnerit italian. Brazili do të nisë përgatitjet finale në ditët në vijim, me objektivin e qartë për të rikthyer trofeun e Kupës së Botës në Amerikën Latine.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco