Besëlidhja shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin sezon radhazi në basketboll për meshkuj

Besëlidhja shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin sezon radhazi në basketboll për meshkuj

21:11, 18/05/2026

Besëlidhja ka mposhtur Tiranën me rezultatin 103-84 në finalen e tretë dhe është shpallur kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj për sezonin 2025-2026.

Lezhjanët kanë dominuar serinë e finaleve, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0 përballë bardhebluve.

Finalja e tretë ka qenë e bukur dhe e luftuar. Skuadra e Afrim Bilalit ka fituar periodën e parë 24-23 dhe ka mbyllur pjesën e parë në avantazh të 5 pikëve (54-49).

Tirana mundohet të reagojë në pjesën e dytë. Perioda e tretë është e luftuar dhe mbyllet në barazim 21-21.

Besëlidhja dominon periodën e katërt dhe fiton gjithë takimin me rezultatin 103-84.

Lezhjanët shpallen kampionë të Shqipërisë për të tretin sezon radhazi.

Këtë vit Besëlidhja ka fituar edhe Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco