Alarm te PSG-ja para finales së Championsit League, dëmtohet Dembele

Alarm te PSG-ja para finales së Championsit League, dëmtohet Dembele

20:02, 18/05/2026

Paris Saint-Germain ka marrë një lajm shqetësues vetëm pak ditë para finales së Champions League kundër Arsenalit, që do të zhvillohet më 30 maj në Budapest.

Klubi francez ka konfirmuar dëmtimin e Ousmane Dembele, një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së Luis Enrique këtë sezon.

Sulmuesi francez u zëvendësua gjatë ndeshjes ndaj Paris FC, pasi ndjeu shqetësime fizike, ndërsa ekzaminimet mjekësore kanë evidentuar një problem në muskulin e pulpës së djathtë.

Në komunikatën zyrtare, PSG bëri të ditur se Dembele do të qëndrojë nën kujdesin e stafit mjekësor gjatë ditëve në vijim.

“Ousmane Dembele, i cili u zëvendësua si masë paraprake gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Paris FC për shkak të një dëmtimi në muskulin e pulpës së djathtë, do të mbetet nën trajtim për ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gjendja e francezit ka shkaktuar ankth te tifozët parisienë, pasi Dembele konsiderohet një nga armët kryesore ofensivë të PSG-së në prag të finales më të rëndësishme të sezonit.

Stafi teknik pritet të monitorojë nga afër rikuperimin e tij për të kuptuar nëse sulmuesi do të jetë gati për supersfidën ndaj Arsenalit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco