Po rikuperohet nga dëmtimi, Yamal: Nuk do të prek top me këmbë deri në Botëror

Po rikuperohet nga dëmtimi, Yamal: Nuk do të prek top me këmbë deri në Botëror

16:11, 18/05/2026

Lamine Yamal vijon me procesin e rikuperimit nga dëmtimi në femorin biceps të këmbës së majtë, që pësoi në fund të prillit, në ndeshjen ndaj Seltës.

Sulmuesi i krahut po evoluon mirë, por nuk do të rrezikojë në rehabilitimin e tij.

Ai dëshiron të jetë në formë të mirë për në Botëror. Lojtari i akademisë së Barçës e bëri të qartë se nuk do të bëjë asnjë gabim në rikuperimin e tij në ndeshjen e kësaj të diele të “Kings League”.

I pyetur nëse do të merrte një penallti, (ai është president i La Capital FC), Lamine ishte i prerë.

“Unë nuk do të prek një top deri në Kupën e Botës”, tha Yamal duke u argëtuar.

18-vjeçari spanjoll nuk do të luajë më për Barcelonën, por do të jetë në dispozicion për Luis de la Fuente përpara turneut ndërkombëtar të kësaj vere.

Sulmuesi i ri, i cili pësoi dëmtimin pasi mori një penallti, shkon çdo ditë në Ciudad Deportiva, punon në palestër, për të kapërcyer dëmtimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco