Liverpooli ka bërë një lëvizje të bujshme në merkato, duke i paraqitur Bayern-it një ofertë marramendëse prej 170 milionë eurosh për francezin Michael Olise.
Sipas raportimeve nga mediet ndërkombëtare, drejtuesit bavarezë e konsiderojnë Olise-n si një nga figurat kryesore të projektit të ri të trajnerit Vincent Kompany dhe deri tani e kanë cilësuar lojtarin si “të pashitshëm”. Megjithatë, një ofertë e tillë mund të ndryshojë gjithçka në “Säbener Strasse”.
24-vjeçari ka zhvilluar një sezon fantastik me Bayernin, duke u kthyer në një nga futbollistët më vendimtarë të skuadrës falë golave, asistimeve dhe kreativitetit të tij në repartin ofensiv. Brenda dy viteve ai është shndërruar në një lider të sulmit bavarez dhe në një nga emrat më të kërkuar në Evropë.
Nga ana tjetër, Liverpooli po kërkon të rindërtojë repartin ofensiv pas një sezoni zhgënjyes. Trajneri Arne Slot e sheh Olisen si profilin ideal për stilin e tij të lojës, falë shpejtësisë, aftësisë në duelet një kundër një dhe ndikimit në ndeshjet e mëdha.
Nëse transferimi realizohet, Olise do të bëhej një nga lojtarët më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Bayerni, por oferta e Liverpoolit pritet të hapë diskutime të rëndësishme në klubin gjerman për të ardhmen e francezit, i cili së fundmi ka fituar çmimin e lojtarit të vitit në Bundesligë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: