Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me trajnerin Hansi Flick deri në vitin 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër përmes një klauzole opsionale.
Marrëveshja, e cila ishte arritur prej disa javësh, u firmos në një ceremoni private në zyrat e klubit katalanas, në praninë e presidentit Joan Laporta dhe drejtuesve të tjerë të klubit.
Edhe pse sezoni nuk është mbyllur ende zyrtarisht, pasi mbetet edhe sfida e fundit ndaj Valencia, Flick ka nisur tashmë punën për planifikimin e sezonit të ardhshëm.
Trajneri gjerman po kalon një periudhë të artë në stolin e Barcelonës, duke fituar për të dytin sezon radhazi titullin kampion në LaLiga. Skuadra katalanase mbylli gjithashtu sezonin në shtëpi me bilanc perfekt, duke fituar të gjitha ndeshjet si vendase.
Flick kishte kontratë deri në vitin 2027, por të dyja palët nisën bisedimet për rinovimin që në fillim të sezonit. Marrëveshja u arrit pa shumë vështirësi, megjithëse trajneri preferoi të mos firmoste para se të përmbusheshin objektivat e sezonit.
Sipas raportimeve, klubi ka përfshirë edhe një vit opsional në fund të sezonit 2027-2028, bazuar në disa objektiva të caktuar. Flick fillimisht ishte skeptik ndaj kontratave afatgjata për trajnerët, por në fund pranoi formulën e propozuar nga drejtuesit katalanas.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: