Rikthimi i Neuer-it në Kombëtare shkakton polemika, te Gjermania të ndarë më dysh

Rikthimi i Neuer-it në Kombëtare shkakton polemika, te Gjermania të ndarë më dysh

14:52, 18/05/2026

Rikthimi i mundshëm i Manuel Neuer në kombëtaren e Gjermanisë për Kupën e Botës ka ndezur debat të madh në Gjermani. Sipas raportimeve të Sky Sport Deutschland, portieri i Bayernit është përfshirë në listën paraprake me 55 lojtarë të përgatitur nga trajneri Julian Nagelsmann.

Vetë Nagelsmann nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar këtë mundësi gjatë një interviste për ZDF më 16 maj, duke shtuar edhe më shumë spekulimet. Heshtja e trajnerit është interpretuar si domethënëse, sidomos pasi ai kishte paralajmëruar javët e fundit se disa nga vendimet e tij do të shkaktonin diskutime.

Debatin e ka nxehur edhe më shumë ish-mesfushori gjerman Didi Hamann, i cili deklaroi se Nagelsmann ka folur tashmë me Oliver Baumann për situatën. Baumann, aktualisht portier titullar i Gjermanisë pas tërheqjes së Neuer-it nga kombëtarja në vitin 2024, kishte fituar besimin e stafit teknik falë paraqitjeve të mira në eliminatoret e Botërorit.

“Nagelsmann i ka thënë Baumannit se po mendonte për rikthimin e Neuerit në kombëtare”, deklaroi Hamann.

Megjithatë, sipas tij, një vendim i tillë mund të krijojë tensione brenda dhomave të zhveshjes. “Nëse Nagelsmann mendon se me Neuerin ka më shumë shanse për të fituar, atëherë duhet ta rikthejë. Por duhej të kishte qenë i qartë me Baumann-in shumë javë më parë”, shtoi ish-lojtari.

Hamann paralajmëroi gjithashtu se jo të gjithë lojtarët e kombëtares do ta prisnin mirë rikthimin e portierit të Bayern-it. “Shumë lojtarë ndoshta do të jenë kundër. Baumann e çoi Gjermaninë në Botëror me pritje vendimtare. Nuk mund ta lësh të bëjë gjithë punën në eliminatore dhe më pas të rikthesh Neuer-in në momentin e fundit”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco