Goditje për Spanjën, ‘ylli’ i Barcelonës humbet Kupën e Botës

Goditje për Spanjën, ‘ylli’ i Barcelonës humbet Kupën e Botës

14:29, 18/05/2026

Mesfushori i Barcelonës, Fermín López, nuk do të mund të luajë në Kupën e Botës, pasi ka pësuar një dëmtim të rëndë në këmbën e djathtë. Klubi katalanas konfirmoi përmes një komunikate zyrtare se lojtari ka frakturë në metatarsalin e pestë të këmbës së djathtë dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Fermín ndjeu shqetësime gjatë ndeshjes ndaj Real Betisit dhe nuk zbriti në fushë në pjesën e dytë. Fillimisht, stafi mjekësor mendoi se bëhej fjalë vetëm për një çarje të lehtë, e cila do ta mbante jashtë fushave për rreth dy javë.

Megjithatë, rezonanca magnetike tregoi një situatë shumë më serioze, duke konfirmuar frakturën në gishtin e vogël të këmbës së djathtë. Rikuperimi pritet të zgjasë rreth dy muaj, çka i shuan përfundimisht shpresat për të qenë pjesë e Spanjës në Botëror.

Ky është një lajm shumë i keq edhe për përzgjedhësin Luis de la Fuente, i cili e konsideronte Fermínin si një nga lojtarët kyç të ekipit për turneun madhor.

Në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet edhe emri i mjekut që do të kryejë operacionin, si dhe data e ndërhyrjes. Për 23-vjeçarin, dëmtimi përfaqëson një goditje të rëndë, sidomos pas një sezoni shumë pozitiv me fanellën e Barcelona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco