Álex Márquez operohet me sukses pas rrëzimit të frikshëm në Montmeló

Álex Márquez operohet me sukses pas rrëzimit të frikshëm në Montmeló

13:43, 18/05/2026

Piloti spanjoll, Álex Márquez, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pas dëmtimit të rëndë që pësoi në klavikulën e djathtë gjatë garës së së dielës në MotoGP në Montmeló.

Sipas mediave spanjolle, operacioni është kryer gjatë mbrëmjes së djeshme në Hospital General de Cataluña dhe është realizuar me sukses nga ekipi mjekësor. Piloti i skuadrës Gresini ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe po pushon në dhomën e spitalit.

Márquez pritet të udhëtojë sot pasdite drejt Madridit, ku do të vazhdojë rikuperimin pranë familjes. Megjithatë, afati i rikthimit të tij në pistë mbetet i paqartë, pasi varet nga ecuria e disa dëmtimeve.

Fraktura e klavikulës është stabilizuar me një pllakë metalike, por mjekët kanë konfirmuar se sfida kryesore mbetet një tjetër dëmtim në vertebrën C7, i cili do të vlerësohet më në detaje javën e ardhshme. Pikërisht kjo lëndim do të përcaktojë edhe kohën e rikuperimit.

Fatmirësisht, pas aksidentit, piloti nuk ka pësuar dëmtime në gjymtyrë dhe ka treguar vetëdije të plotë menjëherë pas rënies, duke ngritur edhe duart për të sinjalizuar se ishte në gjendje të mirë.

Pas ndërhyrjes, Márquez ka reaguar me një mesazh falënderimi për mbështetjen e marrë: “Gjithçka është nën kontroll. Më duhet të kaloj operacionin, por jam në duar të sigurta. Faleminderit për mesazhet dhe përkrahjen”.

Aksidenti i rëndë ndodhi gjatë garës në Montmeló, ku një rrëzim i fortë e detyroi pilotin të tërhiqej menjëherë nga gara, duke shkaktuar shqetësim të madh në paddock.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco