Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë, rrugët që do të bllokohen në qarkun e Elbasanit

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë, rrugët që do të bllokohen në qarkun e Elbasanit

13:01, 18/05/2026

Në kuadër të Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë, aktivitet sportiv që do të përshkojë disa akse rrugore në vend, Bashkia Elbasanit njofton se itinerari i garës prek edhe territorin e Qarkut Elbasan. Për këtë arsye, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes dhe të planifikojnë paraprakisht lëvizjet e tyre, pasi në disa segmente rrugore do të ketë kufizime dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit.

Aktiviteti do të zhvillohet në dy etapa në këtë qark, duke kaluar në disa prej zonave kryesore të qarkut, përfshirë Peqinin, Bradasheshin, zonën e Zaranikës dhe rrugët drejt Cërrikut dhe Belshit. Autoritetet lokale kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për çdo vështirësi të mundshme në qarkullim gjatë zhvillimit të garës.

Duke qenë se ky aktivitet prek territorin e Qarkut Elbasan, Bashkia u rikujton qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të marrin masa paraprakisht për lëvizjet e tyre në akset ku do të bllokohet qarkullimi.

Etapa e parë, e martë, datë 19.05.2025, ora 15:30

Itinerari përshkon:

•Peqin (15:30)

•Bradashesh (15:50)

•Rrethi Luleve

•Rrethi Zaranik-Rrethi 1 Majit (16:20)

Hyrje në Bulevardin Qendror (Finish – ora 16:30).

Etapa e dytë, e mërkurë, 20.05.2025, ora 12:00

Itinerari përfshin:

•Nisja nga Kalaja e Elbasanit (12:00)

•Rrethrrotullimi “Lulet” – Bradashesh (12:04)

•Rrethi i Bradasheshit (12:07)

•Ura e Zezë – Kthesa e Cërrikut (12:24)

•Kthesa e Belshit (12:28)

•Fshati Kajan (12:55)

•Kthesa e Kuçovës (13:20).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco