Jannik Sinner vazhdon të dominojë renditjen botërore të tenisit, duke rritur ndjeshëm avantazhin ndaj rivalit të tij kryesor, Carlos Alcaraz, dhe duke siguruar matematikisht qëndrimin në vendin e parë edhe pas turneve të mëdha verore Roland Garros dhe Wimbledon.
Falë triumfit në “Internazionali d’Italia”, titulli i tij i pestë radhazi në një Masters 1000 këtë vit, tenisti italian ka rritur diferencën në 2740 pikë ndaj Alcaraz-in, i cili aktualisht është i dëmtuar dhe do të mungojë në Roland Garros. Sinner ka arritur në 14700 pikë, ndërsa spanjolli mbetet në 11960.
Edhe në një skenar virtual ku hiqen pikët e sezonit të kaluar nga Roland Garros dhe Wimbledon, Sinner do të kishte 11400 pikë, ndërsa Alcaraz 8160, duke e lënë italianin me një avantazh prej 3240 pikësh, diferencë që nuk mund të përmbyset as në rast të dy fitoreve të Alcaraz-it në turnetë e mbetur.
Në renditjen aktuale ATP, në vendin e tretë dhe të katërt qëndrojnë Alexander Zverev dhe Novak Djokovic. Një ngjitje ka bërë Ben Shelton, i cili tashmë renditet i pesti, duke kaluar Felix Auger-Aliassime, që zbret në vendin e gjashtë. Në Top-10 përfshihen gjithashtu Daniil Medvedev, Taylor Fritz, Alex de Minaur dhe Alexander Bublik.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: