E kryer! Mourinho rikthehet te Real Madridi, pritet vetëm zyrtarizimi

E kryer! Mourinho rikthehet te Real Madridi, pritet vetëm zyrtarizimi

11:27, 18/05/2026

José Mourinho është shumë pranë rikthimit historik te Real Madridi, me marrëveshjen mes palëve që sipas raportimeve ndërkombëtare është përfunduar tashmë dhe njoftimi zyrtar pritet në çdo moment.

Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, gjithçka është finalizuar mes klubit madrilen dhe trajnerit portugez, i cili do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me “Los Blancos”. Lajmi është konfirmuar gjithashtu edhe nga gazetari i Sky Sports, Florian Plettenberg.

Mourinho, i cili më parë ka drejtuar Real Madridin në një periudhë të suksesshme dhe të diskutuar, pritet të rikthehet në “Santiago Bernabéu” pas shumë vitesh, duke marrë përsipër drejtimin e një projekti të ri sportiv.

Mediet spanjolle kishin raportuar që javën e kaluar se marrëveshja ishte shumë pranë finalizimit, por tani situata duket se ka kaluar në fazën përfundimtare, me gjithçka të mbyllur mes palëve.

Rikthimi i Mourinhos te Real Madridi konsiderohet si një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së trajnerëve në vitet e fundit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco