Harry Kane është drejt fitimit me diferencë të madhe të “Këpucës së Artë’, duke konfirmuar një sezon të jashtëzakonshëm në nivel evropian. Sulmuesi i Bayernit të Mynihut ka shënuar 36 gola në kampionat dhe ka siguruar një avantazh të pakapshëm ndaj ndjekësve më të afërt si Erling Haaland dhe Kylian Mbappé.
Në renditjen e përgjithshme, Kane kryeson bindshëm me 72 pikë, duke lënë pas Haalandin me 52 dhe Mbappé me 48, ndërsa në vendin e katërt renditet Dion Beljo me 46.5 pikë. Në Top-10 përfshihen edhe emra si Igor Thiago dhe Vedat Muriqi, të cilët kanë zhvilluar sezone shumë të mira në kampionatet e tyre respektive.
Sa i përket Serie A, futbolli italian nuk arrin të hyjë në dhjetëshen e parë të renditjes së përgjithshme. Megjithatë, golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, Lautaro Martínez, renditet në vendin e 13-të me 34 pikë, në shoqërinë e Ante Budimir dhe Donyell Malen.
Donyell Malen, i cili ka kaluar një sezon mes Aston Villa-s dhe Romës, gjithashtu ka arritur kuotën e 34 pikëve, duke u renditur mes më të mirëve të Serie A.
Sistemi i “Këpucë së Artë” funksionon mbi bazën e koeficientëve të UEFA-s, ku golat në kampionatet më të forta shumëzohen me dy pikë, ndërsa kampionatet më të ulëta kanë koeficient më të reduktuar.
Në këtë mënyrë, diferencat në renditje pasqyrojnë jo vetëm numrin e golave, por edhe nivelin e kampionateve ku ata janë shënuar, duke bërë që Kane të jetë dominuesi absolut i sezonit evropian.
Renditja:
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: