Neymar Jr. është përfshirë në një episod të pazakontë dhe të diskutuar gjerësisht në Brazil, vetëm pak ditë para publikimit të listës së Kombëtares së Brazil për Kupën e Botës.
‘Ylli’ brazilian shpërtheu ndaj arbitrimit pas një incidenti kaotik në humbjen 0-3 të Santosit ndaj Coritiba-s, ku një gabim komunikimi çoi në një zëvendësim krejtësisht të gabuar.
Sipas raportimeve, stafi i Santosit kishte planifikuar të zëvendësonte Gonzalo Escobar-in me Robinho Jr., por një keqkuptim nga arbitri i katërt bëri që tabela të ngrihej me numrin 10 të Neymar-it, i cili në atë moment po merrte trajtim mjekësor jashtë fushës.
Sulmuesi tentoi të rikthehej në lojë, por u ndëshkua me karton të verdhë dhe më pas u detyrua të largohej nga fusha, pavarësisht protestave të tij të forta.
Neymar mistakenly gets substituted in the match against Coritiba due to the referee’s mistake with the number.
by
u/Sparky-moon in
soccer
“Doja të vazhdoja të luaja, por arbitri më nxori nga ndeshja”, deklaroi Neymar pas takimit, teksa tregoi edhe fletën e zëvendësimit para kamerave si provë të gabimit.
Braziliani e quajti situatën “gabim të rëndë arbitral” dhe akuzoi zyrtarët për dëmtim të ekipit të tij: “Nuk mund të ndodhë një gabim i tillë në këtë nivel. Na dëmtoi drejtpërdrejt. Kjo është provë e qartë e gabimit”.
Megjithatë, versioni i arbitrave ishte ndryshe. Në raportin zyrtar të ndeshjes thuhet se asistenti teknik kishte komunikuar fillimisht një zëvendësim për Neymarin, por më pas dorëzoi një formular me numër tjetër, duke krijuar konfuzion në momentin e ndërrimit.
Ngjarja ka ndezur debat të madh në Brazil, ndërsa Neymar mbetet në qendër të vëmendjes edhe për formën e tij para vendimit final të përzgjedhjes për Botërorin.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: