Anglia me masa të pazakonta për Botërorin, lojtarët me shtretër të personalizuar drejt SHBA-së

Anglia me masa të pazakonta për Botërorin, lojtarët me shtretër të personalizuar drejt SHBA-së

09:34, 18/05/2026

Kombëtarja e Anglisë po përgatitet në mënyrë të veçantë për Kupën e Botës 2026, duke marrë masa të pazakonta për të siguruar performancën maksimale të lojtarëve gjatë turneut në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Sipas raportimeve nga mediet britanike, lojtarët e drejtuar nga trajneri Thomas Tuchel do të udhëtojnë me pajisjet e tyre të gjumit, përfshirë dyshekë të personalizuar dhe jastëkë të veçantë, pas ankesave për kushtet në hotelin bazë në Kansas.

Skuadra do të vendoset në “The Inn at Meadowbrook”, pranë Kansas City-t, ku disa vizitorë më herët kanë raportuar dyshekë shumë të fortë dhe izolim të dobët të dhomave.

Për këtë arsye, stafi teknik dhe ekspertët e Institutit Sportiv të Mbretërisë së Bashkuar kanë vendosur të ndërhyjnë, duke zëvendësuar pajisjet standarde të hotelit me “sleep kits” të personalizuar për çdo lojtar.

Ndër masat e marra përfshihen mbulesa speciale për dyshekët që zbusin fortësinë e shtratit, jastëkë xhel që ndihmojnë në rregullimin e temperaturës trupore, si dhe batanije të personalizuara për të ruajtur ndjesinë e shtëpisë gjatë turneut.

Lojtarët si Harry Kane dhe Jude Bellingham do të kenë pajisje të përshtatura sipas peshës, formës trupore dhe mënyrës së tyre të gjumit, me qëllim për të garantuar rikuperim optimal mes ndeshjeve.

Sipas stafit teknik, synimi është që futbollistët të kenë kushte sa më të afërta me ato të shtëpisë, duke shmangur çdo faktor që mund të ndikojë në cilësinë e gjumit gjatë një turneu kaq të rëndësishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco