Allegri në dilemë për Leaon, ‘ylli’ portugez rrezikon stolin ndaj Cagliari-t

Allegri në dilemë për Leaon, ‘ylli’ portugez rrezikon stolin ndaj Cagliari-t

09:12, 18/05/2026

E ardhmja e Rafael Leãos te Milani duket gjithnjë e më e paqartë, ndërsa trajneri Massimiliano Allegri po mendon seriozisht ta lërë në stol në sfidën vendimtare ndaj Cagliari-t.

Sulmuesi portugez rikthehet pas pezullimit dhe është sërish në dispozicion, por sipas medieve italiane, Allegri mund të vazhdojë me skemën që përdori në javët e fundit, duke preferuar një sulmues klasik si Niclas Füllkrug dhe një sulmues të lëvizshëm pas tij, rol ku Christopher Nkunku konsiderohet favorit absolut.

Kjo do të thoshte se Leao mund të mbetej jashtë formacionit titullar, madje në hierarkinë aktuale të trajnerit kuqezi duket se edhe Christian Pulisic ka fituar terren pas paraqitjeve të fundit pozitive.

Statistikat e këtij sezoni nuk flasin shumë në favor të portugezit. Në ndeshjet ku Milani ka luajtur pa Leaon, kuqezinjtë kanë regjistruar shtatë fitore, një barazim dhe vetëm një humbje, me një mesatare prej 2.44 pikësh për ndeshje. Po ashtu, skuadra ka realizuar 20 gola në ato sfida, një tregues i rëndësishëm për një ekip që kohët e fundit ka pasur vështirësi në repartin ofensiv.

Pikërisht për këtë arsye, Allegri po mendon seriozisht të mos e nisë Leaon nga minuta e parë në përballjen ndaj Cagliari-t, një sfidë që mund të jetë vendimtare për objektivin Champions.

Ndërkohë, zërat për largimin e portugezit në verë janë shtuar. Milani nuk pritet ta shesë lehtësisht lojtarin, por drejtuesit kuqezi janë të gatshëm të dëgjojnë oferta të rëndësishme për të. Kjo mund ta bëjë ndeshjen e fundit të sezonit edhe paraqitjen e fundit të Leaos me fanellën kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco