VIDEO/ Lewandowski i jep lamtumirën Barcelonës: Katër vite të jashtëzakonshme, do t’ju mbaj gjithmonë në zemër

VIDEO/ Lewandowski i jep lamtumirën Barcelonës: Katër vite të jashtëzakonshme, do t’ju mbaj gjithmonë në zemër

08:51, 18/05/2026

Robert Lewandowski i dha lamtumirën Barcelonës mes emocionesh të mëdha dhe një atmosfere të jashtëzakonshme në “Camp Nou”. Sulmuesi polak u nderua nga tifozët katalanas si një legjendë e vërtetë, me ovacione dhe kore që shoqëruan çdo moment të tij në stadium.

Që para nisjes së ndeshjes ishte e qartë se protagonist i mbrëmjes do të ishte pikërisht Lewandowski. Në momentin kur emri i tij u dëgjua në altoparlantët e stadiumit, tifozët u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën gjatë. Çdo prekje e topit nga sulmuesi polak u shoqërua me brohoritje, ndërsa trajneri Hansi Flick vendosi ta zëvendësonte në minutat e fundit, për t’i dhënë mundësinë të merrte përshëndetjen finale nga tifozët.

Pas përfundimit të sfidës, emocionet pushtuan stadiumin. Një Lewandowski i përlotur shkoi në qendër të fushës, ku u ngrit në krahë nga shokët e skuadrës mes duartrokitjeve të tifozëve. Më pas, nënpresidenti Rafa Yuste dhe presidenti Joan Laporta i dorëzuan një trofe simbolik për kontributin e dhënë me fanellën ‘blaugrana’.

I shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij, sulmuesi mori mikrofonin dhe falënderoi klubin dhe tifozët për mbështetjen gjatë këtyre viteve.

“Për mua është një ditë shumë emocionuese dhe e vështirë. Kur erdha te Barcelona e dija sa i madh ishte ky klub, por mbështetja që mora ishte e pabesueshme. U ndjeva si në shtëpi që nga dita e parë. Nuk do ta harroj kurrë kur këndonit emrin tim”, deklaroi Lewandowski.

Në fund të fjalimit të tij, polaku falënderoi shokët, trajnerët dhe të gjithë punonjësit e klubit, duke shtuar: “Ishte një nder të luaja për Barcelonën. Kemi përjetuar momente të jashtëzakonshme në këto katër vite dhe do ta mbaj gjithmonë Barcelonën në zemër. Visca el Barça dhe Visca Catalunya!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco