Frikë gjatë festës së Interit në Milano, shpërthen një zjarr pranë ‘Piazza Duomo’

Frikë gjatë festës së Interit në Milano, shpërthen një zjarr pranë ‘Piazza Duomo’

08:24, 18/05/2026

Festimet për titullin kampion të Interi në Milano u shoqëruan edhe me momente paniku, pasi një vatër zjarri shpërtheu pranë zonës së “Piazza Duomo”-s.

Sipas raportimeve nga mediet italiane, flakët nisën në tarracën mbi ndërtesën ku ndodhet dyqani i H&M, shumë pranë sheshit ku mijëra tifozë zikaltër po festonin triumfin e skuadrës së tyre.

Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një fishekzjarr apo kapsollë e hedhur gjatë festimeve të mëdha për fitimin e “Scudettos”. Në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikësit, të cilët arritën ta vendosnin situatën nën kontroll pa lejuar përhapjen e flakëve.

Në “Piazza Duomo” ishin mbledhur rreth 50 mijë persona, ndërsa përgjatë gjithë itinerarit nga stadiumi deri në qendër të qytetit festuan qindra mijëra tifozë të Interit. Rrugët e Milanos u pushtuan nga një lumë njerëzish, me atmosferën që zgjati deri në orët e vona të natës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco