Kaos total në Nantë! ndeshja e kampionatit mes FC Nantës dhe Tuluz u ndërpre në minutën e 21-të, pasi tifozët vendas pushtuan fushën dhe hodhën tymuese të revoltuar pas rënies së skuadrës në Ligue 2.
Sipas pamjeve të transmetuara nga televizioni i Ligue 1, ultrasit e Nantës, të veshur me të zeza dhe me kapuçë verdhe-jeshilë, thyen barrierat e sigurisë dhe hynë në fushë.
Të frikësuar nga situata, lojtarët dhe arbitrat u larguan me shpejtësi drejt dhomave të zhveshjes.
🚨🇫🇷 CHAOS AT NANTES! During the match, the ultras invaded the pitch. They are unhappy with the situation at the club and the team being relegated from Ligue 1. 😮 pic.twitter.com/YkRpQ2mVJi
— EuroFoot (@eurofootcom) May 17, 2026
Në mes të tensionit, trajneri i Nantës, Vahid Halilhoxhiç, qëndroi në fushë dhe u përball vetë me ultrasit, duke i larguar pas një debati të shkurtër.
Më pas, tifozët u rikthyen me vrap në sektorin e tyre.
Sipas raportimeve të L’Équipe, më vonë pati edhe përplasje mes tifozëve dhe forcave speciale të policisë, të cilat mbërritën në numër të madh.
Aktualisht, rezultati i takimit mbetet i pasigurt, ndërsa shtohen gjasat që sfida të shtyhet.
Situata jashtë kontrollit vazhdon, me tifozët e maskuar ende brenda stadiumit dhe policinë që po has vështirësi për të rikthyer qetësinë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: