Mallorca e Vedat Muriqit pësoi një tjetër humbje të rëndë në javën e 37-të të kampionatit spanjoll, duke u mposhtur 2-0 në transfertë ndaj Levantes dhe duke komplikuar maksimalisht shanset për mbijetesë.
Vendasit gjetën avantazhin në minutën e 32-të, kur Carlos Espi përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Mallorcës dhe realizoi lehtësisht për 1-0, duke ndezur festën në tribunat e stadiumit.
Mallorca provoi të reagojë, por skuadra e drejtuar nga Muriqi hasi vështirësi të mëdha në krijimin e rasteve konkrete, ndërsa tensioni dhe ndërprerjet e shumta e bënë edhe më të vështirë rikthimin në lojë.
Goditja finale erdhi në minutën e 87-të, kur Kervin Arriaga u shkëput më lart se të gjithë pas një goditjeje nga këndi dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2-0.
Vedat Muriqi luajti gjatë gjithë ndeshjes, por sulmuesi shqiptar nuk arriti të linte gjurmë në repartin ofensiv dhe mbeti pa gol në një nga sfidat më vendimtare të sezonit.
Pas kësaj disfate, Mallorca mbetet në një situatë tepër të vështirë në renditje dhe tashmë shpresat për mbijetesë janë minimale.
Fati i skuadrës do të vendoset në javën e fundit, ku do të nevojitet një “mrekulli” sportive për të shmangur rënien në Segunda Division.
Mallorcës i duhet fitorja me +5 gola dhe të humbasë Elche.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: