Egnatia ka rihapur plotësisht luftën për titullin kampion në Superiore, duke i dhënë një leksion të mirëfilltë futbolli skuadrës së Elbasanit të cilën e mposhti me shifrat 4-0.
Rrogozhinasit dominuan plotësisht pjesën e parë, duke shënuar aty tre gola e pastaj duke pritur të qetë në të dytën reagimin e dëshpëruar të verdhebluve që kërkonin të ktheheshin në ndeshje.
Në fund, ishte Aleksi ai i cili vulosi rezultatin përfundimtar 4-0, duke shpërbërë plotësisht ekipin e Gvozdenovicc e zbehur pretendimet që kishte për titullin kampion.
Me këtë sukses, Egnatia ngjitet në kuotën e 31 pikëve në vend të dytë, aq sa Vllaznia e vendit të parë apo dhe Elbasani i vendit të tretë. Dinamo në vend të katërt ka 27 pikë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: