Atalanta e Berat Gjimshitit siguron pjesëmarrjen në Conference League

Atalanta e Berat Gjimshitit siguron pjesëmarrjen në Conference League

20:46, 17/05/2026

Atalanta e Berat Gjimshitit e mbylli me humbje ndeshjen ndaj Bolonjës duke u mposhtur 1-0 në shtëpi, por pavarësisht kësaj siguroi vendin e shtatë në Serinë A falë avantazhit në përballjet direkte gjatë këtij sezoni.

Dueli në “Gewiss Stadium” ishte vendimtar për zonën europiane, pasi të dy skuadrat luftonin për vendin e shtatë, që siguron pjesëmarrjen në Conference League.

Vendasve u mjaftonte edhe një barazim për të ruajtur pozitën, por ndeshja nisi me ritëm të ulët dhe shumë tension, ku asnjëra skuadër nuk arriti të krijonte lojë të rrjedhshme në pjesën e parë.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Riccardo Orsolini, i cili i dha tri pikë të çmuara Bolonjës.

Më pas, skuadra e drejtuar nga Rafaele Paladino reagoi dhe kërkoi golin e barazimit, por nuk arriti të krijonte raste të pastra përballë mbrojtjes së organizuar të miqve.

Megjithëse suksesi minimal nuk mjaftoi për të përmbysur bilancin e përballjeve direkte mes dy ekipeve këtë sezon. Kështu, Atalanta mbetet e shtata dhe do të luajë në Conference League sezonin e ardhshëm, pavarësisht çfarë ndodh në javën e fundit.

Për sa i përket Berat Gjimshitit, mbrojtësi i Kombëtares u aktivizua titullar, duke bërë një paraqitje të kënaqshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco