Sinner triumfon në ‘Roma Masters’ dhe bëhet italiani i parë që fiton titullin pas 50 vjetësh

Sinner triumfon në ‘Roma Masters’ dhe bëhet italiani i parë që fiton titullin pas 50 vjetësh

20:22, 17/05/2026

Jannik Sinner fitoi sot “Roma Masters”, pasi mposhti Casper Ruud, duke u bërë italiani i parë që triumfon në këtë turne që nga Adriano Panatta, 50 vjet më parë.

Tenisti numër një në botë e fitoi finalen në fushën e kuqe të “Foro Italico” me rezultatin 6-4, 6-4.

Me këtë sukses, ai u bë vetëm lojtari i dytë pas Novak Djokovic që ka fituar të nëntë turnetë e serisë Masters 1000, garat më të mëdha jashtë turneve Grand Slam.

Sinner, 24 vjeç, në prag të Roland Garros është në formë të shkëlqyer, ndërsa rivali i tij kryesor, Carlos Alcaraz, aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në kyçin e dorës së djathtë.

Me fitoren në Romë, italiani e zgjeroi serinë e tij në 29 triumfe radhazi.

Humbjen e fundit e ka pësuar më 19 shkurt, kur Jakub Mensík e ndali në çerekfinale të Qatar Open.

Sinner ka bilanc 17-0 në fushën e baltës këtë sezon dhe me këtë formë e pret French Open, i cili nis të dielën e ardhshme.

Në finalen e turneut për femra, titullin e fitoi një ditë më parë Elina Svitolina, e cila mposhti Coco Gauff.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco