Me titullin e fituar, Interi ka shumë enigma përpara. Jo formacioni, por merkatoje, pasi në sezonin e ardhshëm duhet të synojë sërish Championsin. Pyetja që shtrohet më së shumti është pikërisht kjo. Si do të jetë tregu i Interit? Si do të zhvillohet strategjia për të qenë në gjendje të synojmë përsëri yjet?
Me “dopietën”, çiftin kupë-ligë që ka munguar që nga koha e Murinjos, të arkivuar, menaxhmenti ka fillojë të mendojnë për Interin që do të vijë për vitin e ardhshëm. Sumë emra qarkullojnë, por ende asgjë konkrete nuk ka, ndonëse është ende shpejt për të dhënë një përgjigje përfundimtare, me përjashtin të largimeve që janë të sigurta.
PORTA
Çështja e portierit duhet të zgjidhet. Somer, kontrata e të cilit skadon në qershor, pas tre vitesh gëzime dhe hidhërime, do të zëvendësohet. Nyja është e lidhur me Martinez, i cili synon të jetë numri 1. Ka disa emra që Interi i ka nxjerrë shpesh ku mbi të gjitha Vikario, me të cilin tashmë ka një marrëveshje në parim, por edhe Lunin dhe atë e Romës Svilar. Megjithatë testet e fundit të spanjollit kanë detyruar refl ektime brenda klubit.
MBROJTJA
Reparti me më shumë të panjohura. Ata do të largohen nga Açerbi, Darmian dhe ndoshta edhe De Vrij, të gjithë në fund të kontratave të tyre. Dimarko do të jetë përsëri vitin e ardhshëm – me përjashtim të kthesave -, ndërsa Luis Henrike mund të thotë lamtumirë. Fati i Dumfris, aktualisht brenda projektit (kontrata skadon në vitin 2028), mbetet për t’u kuptuar. Për Karlos Augusto, megjithatë, ka vlerësime për t’u bërë. Zikaltërit janë gati të rinovojnë kontratën e tij. Situata në progres. Emri i parë në listën e Interit është një mbrojtës. Në bllokun e Marotës dhe Ausilios ka disa, Solet, Muharemoviç, Ordonez dhe Marko Palestra. Serie A, Premier League dhe klube të tjera të mëdha po e vëzhgojnë. Nevojitet një investim i rëndësishëm. Prioriteti mbetet një mbrojtës qendror. Për më tepër, Atalanta do të donte të përqendrohej tek ai për vitin e ardhshëm. Kostoja është rreth 40 milionë lart. Kapitulli qendror. Për momentin Solet është përpara të gjithëve. Nëse vjen një propozim midis 20 dhe 25 milionë, Udinese do të jepte ok.
MESFUSHA
Në mesfushë, objektivi është Manu Kone, tashmë i kërkuar në verë. Dukej se gjithçka u bë, por në fund romanët u tërhoqën dhe francezi mbeti në kryeqytet. Mund të kalojë kufirin e 40 milionë dhe të priret drejt 50. Çelësi për të arritur tek ai mund të jetë Davide Fratesi, i cili mund të kthehet te Roma. Skuadra në të cilën u rrit dhe ku fi toi kupën Primavera dhe superkupën. Aventura e Fratesit te Interi ka mbaruar. Ai do të largohet në fund të sezonit.
SULMI
Reparti i vetëm ku nuk duhet të ketë revolucione është sulmi. Turam-Lautaro do të jetë sërish çifti titullar vitin e ardhshëm, i ndjekur nga Esposito dhe Boni. Lautaro dhe Turam do të përfshihen në Kupën e Botës dhe do të synojnë ta fitojnë atë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: