Cristiano Ronaldo mbetet pa trofeun kontinental, Al-Nassr humbet finalen ndaj Gamba Osakës

Cristiano Ronaldo mbetet pa trofeun kontinental, Al-Nassr humbet finalen ndaj Gamba Osakës

21:54, 16/05/2026

Cristiano Ronaldo dhe Al-Nassr nuk arritën të festonin trofeun kontinental, pasi u mposhtën 1-0 në finalen e AFC Champions League Two nga japonezët e Gamba Osaka-s.

Finalja u zhvillua në Arabinë Saudite, por skuadra e Ronaldos nuk arriti të shfrytëzonte avantazhin e fushës. Golin vendimtar të takimit e realizoi Deniz Hümmet në minutën e 30-të të pjesës së parë, duke i dhënë triumfin ekipit japonez.

Sulmuesi portugez provoi disa herë të gjente rrugën e rrjetës, por pa sukses. Ronaldo regjistroi pesë goditje gjatë ndeshjes, megjithatë asnjëra prej tyre nuk përfundoi në kuadrat.

Për Al-Nassr, kjo mbrëmje mund të kishte qenë historike, pasi përveç finales kontinentale, klubi ishte në garë edhe për titullin kampion në Arabinë Saudite. Skuadra shpresonte në një hap fals të Al-Hilal-it, por rivalët fituan ndeshjen e tyre dhe e shtynë vendosjen e titullit për javën e fundit.

Aktualisht, Al-Nassr mban kreun e renditjes me dy pikë avantazh dhe në ndeshjen e fundit do të përballet me Damac FC, skuadër e drejtuar nga trajneri Fábio Carille, e cila po lufton për mbijetesë.

Deri tani, trofeu i vetëm i Ronaldos me Al-Nassr mbetet Kupa Arabe e Klubeve e fituar në vitin 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco