VIDEO/ Rikthim historik, Racing Santander ngjitet në LaLiga pas 14 vjetësh

VIDEO/ Rikthim historik, Racing Santander ngjitet në LaLiga pas 14 vjetësh

21:44, 16/05/2026

Racing Santander ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit spanjoll pas plot 14 vjetësh mungesë, duke kurorëzuar një sezon fantastik në kategorinë e dytë.

Skuadra nga Kantabria dominoi kampionatin pothuajse nga fillimi deri në fund, duke treguar forcë dhe vazhdimësi, sidomos në repartin ofensiv, ku shfaqi statistika mbresëlënëse. Edhe pse pati momente të vështira dhe disa humbje që vunë në dyshim projektin, Racing-u arriti të reagonte dhe të ruajë ritmin drejt objektivit madhor.

Ndeshja e fundit e klubit në LaLiga kishte qenë më 13 maj 2012, kur pësoi humbje 4-2 ndaj Osasuna-s në “El Sardinero”. Ai sezon ishte katastrofik për klubin, i shoqëruar me probleme sportive dhe institucionale, teksa Racingu ndryshoi tri herë trajner dhe u përball me vështirësi financiare që e çuan pranë zhdukjes.

Megjithatë, tifozët luajtën një rol vendimtar për mbijetesën e klubit. Gjatë këtyre 14 viteve, Racingu kaloi periudha të gjata në kategoritë inferiore si Segunda B dhe Primera RFEF, duke provuar disa herë ngjitjen dhe rënien. Në këtë periudhë, skuadra zhvilloi 600 ndeshje, regjistroi 270 fitore, 150 barazime dhe 180 humbje, ndërsa arriti katër ngjitje dhe tri rënie nga kategoria.

Për qytetin e Santanderit ky rikthim konsiderohet historik, pasi Racingu është një nga klubet tradicionale të futbollit spanjoll dhe një prej themeluesve të LaLiga-s. Në historinë e tij, klubi ka fituar një vend të dytë në kampionat, ka arritur dy herë në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit dhe ka zhvilluar 44 sezone në elitën e futbollit spanjoll.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco