‘Final 4’ nis me befasi, Dinamo rrëzon Vllazninë dhe ndez garën për titull

‘Final 4’ nis me befasi, Dinamo rrëzon Vllazninë dhe ndez garën për titull

21:15, 16/05/2026

Faza ‘Final 4’ e Abissnet Superiores ka nisur me një rezultat të papritur, ku Vllaznia kryesuese është mposhtur 2-0 nga Dinamo e vendit të katërt, duke e bërë edhe më të hapur garën për titullin kampion.

Ndeshja nisi me pritshmëri të larta për shkodranët, por në fushë historia ishte krejt ndryshe. Dinamo, që kishte mungesa të rëndësishme dhe vinte pas një periudhe jo të lehtë, arriti të menaxhonte ritmin e lojës dhe të përfitonte nga gabimet e kundërshtarit.

Vllaznia, nga ana tjetër, u shfaq e paqartë në organizim dhe e pasaktë në fazën sulmuese, duke shpërdoruar disa raste të mira që mund ta kishin ndryshuar fatin e takimit. Loja e saj la shumë për të dëshiruar, sidomos në momentet vendimtare.

Në pjesën e dytë, situata u bë edhe më e vështirë për shkodranët, pasi Bajrami u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë ekipin me një lojtar më pak. Pak minuta më vonë, Dinamo përfitoi nga një nga pak aksionet e saj të rrezikshme dhe kaloi në avantazh me një gol që nuk u festua me shumë entuziazëm nga realizuesi Malomo.

Pavarësisht përpjekjeve të Vllaznisë dhe disa rasteve të humbura në seri, Dinamo arriti të qëndronte e fortë në mbrojtje dhe në fund vulosi fitoren 2-0 me golin e dytë të Xhejms.

Ky rezultat e ndez edhe më shumë luftën për titull, duke e bërë “Final 4” një fazë krejtësisht të hapur dhe të paparashikueshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco