Paga 24-milionëshe e Lewandowsk-it ‘çliron’ buxhetin e Barçës, tani më shumë fleksibilitet në merkato

Paga 24-milionëshe e Lewandowsk-it ‘çliron’ buxhetin e Barçës, tani më shumë fleksibilitet në merkato

20:10, 16/05/2026

Barcelona do të lehtësojë me rreth 24 milionë euro buxhetin e pagave pas largimit të sulmuesit Robert Lewandowski, sipas raportimeve të Diario Sport. Ky zhvillim i jep klubit katalanas një lehtësim të rëndësishëm financiar në prag të një vere të ngarkuar me ndryshime në skuadër.

Lewandowski është larguar si lojtar i lirë, që do të thotë se Barcelona nuk përfiton asnjë shumë nga transferimi i tij, por kursimi në pagë shihet si më i rëndësishëm për situatën aktuale financiare të klubit.

Klubi kishte tentuar ta mbante sulmuesin me një kontratë të rishikuar, por në fund lojtari ka vendosur të largohet për arsye sportive, duke mbyllur një periudhë të rëndësishme në “Camp Nou”.

Ky hap është veçanërisht i rëndësishëm për Barcelonën, e cila ende duhet të forcojë disa pozicione kyçe pa tejkaluar kufizimet financiare të La Ligës. Largimi i një pagë të lartë si ajo e Lewandowski-t i jep klubit më shumë fleksibilitet në merkato.

Sipas planeve të klubit, prioriteti kryesor mbetet afrimi i një sulmuesi qendre, i cili duhet të ‘zëvendësojë’ jo vetëm golat, por edhe rolin lider të polakut në repartin ofensiv.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Barcelonës e shohin këtë situatë si një mundësi për riorganizim ekonomik pas disa sezoneve me vështirësi financiare. Edhe pse humbja e Lewandowski-t është një goditje sportive, ajo konsiderohet një lehtësim i rëndësishëm për stabilitetin financiar të klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco